Me rastin e Ditës Botërore të Infermierisë, Departamenti i Infermierisë në Kolegjin e Shkencave Mjekësore AMECC Rezonanca organizoi aktivitet në bashkëpunim me studentët e vitit të tretë, semestri i gjashtë, nën udhëheqjen e Ass. Halit Bajraktari dhe Ligj. Bekim Sejdiu.
Në kuadër të këtij aktiviteti, studentët realizuan një vizitë në Qendrën për të Moshuar në Prishtinë, ku ofruan kujdes dhe asistencë për të moshuarit, duke reflektuar vlerat humane dhe profesionale të profesionit të infermierisë.
Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e rolit të infermierit në shoqëri, zhvillimin e përgjegjësisë profesionale te studentët dhe forcimin e lidhjes së institucionit me komunitetin.
Studentët treguan përkushtim dhe gatishmëri për të vazhduar angazhime të ngjashme edhe në të ardhmen, në shërbim të komunitetit dhe kujdesit ndaj kategorive me nevojë