Java e Seminareve – Fakulteti i Farmacisë

Nga data 8 deri më 13 qershor, në Fakultetin e Farmacisë u zhvillua me sukses aktiviteti “Java e Seminareve”, gjatë së cilës studentët patën mundësinë të prezantojnë punimet e tyre seminarike dhe të ndajnë njohuritë e fituara nga lë ndë të ndryshme.
Përgjatë kësaj jave u prezantuan tema të ndryshme nga fusha e farmacisë, duke reflektuar angazhimin, përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të studentëve.
Prezantimet u shoqëruan me diskutime interesante dhe shkëmbim idesh, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese mes studentëve dhe stafit akademik.
Jemi të lumtur që edhe këtë vit aktiviteti u realizua me sukses dhe shërbeu si një mundësi e mirë për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe prezantuese.
Falënderojmë të gjithë studentët dhe profesorët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, ndërsa studentëve u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre akademik .

Leave a Reply