Gjatë kësaj dite, studentët prezantuan punimet e tyre profesionale dhe seminarike nga të gjitha lëndët semestrale, duke dëshmuar përkushtim, përgatitje akademike dhe aftësi të avancuara analitike në fushën e menaxhimit dhe ekonomisë shëndetësore.
Prezantimet reflektuan nivel të lartë profesionalizmi, qasje kritike ndaj temave bashkëkohore dhe aplikim praktik të njohurive të fituara gjatë studimeve. Kjo veprimtari shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh, diskutim akademik dhe forcim të kompetencave profesionale të studentëve.
Kolegji A.M.E.C.C. Rezonanca mbetet i përkushtuar në ofrimin e një arsimi cilësor dhe në përgatitjen e kuadrove të afta për sistemin shëndetësor dhe sektorin e ekonomisë shëndetësore.