Bashkëpunimi Ndërkombëtar i AMECC REZONANCA me Universitetin Artevelde në Kuadër të IPPE dhe IPPE Plus

AMECC REZONANCA vazhdon për të dytin vit radhazi pjesëmarrjen në qytetin e Gentit, Belgjikë, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Universitetin për Shkenca të Aplikuara Artevelde.Programet ndërkombëtare IPPE (Interdisciplinary Programme on Palliative and End-of-Life Care) dhe IPPE Plus, të fokusuara në kujdesin paliativ dhe kujdesin në fund të jetës, u zhvilluan në Universitetin Artevelde në Gent gjatë periudhës 24–30 janar 2026.

Në këto kurse ndërkombëtare morën pjesë profesorë dhe studentë nga universitete të ndryshme të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Azisë, duke krijuar një mjedis akademik ndërdisiplinor dhe multikulturor për shkëmbim përvojash dhe njohurish.

AMECC REZONANCA, edhe këtë vit, u përfaqësua me staf akademik dhe studentë. Pjesëmarrës në këtë program ishin Ligj. Bekim Sejdiu dhe studentja Elda Krasniqi, nga drejtimi Infermierisë.

 

  

Leave a Reply