Vizitë studimore e stafit dhe studentëve të Kolegjit “Rezonanca” në QKMF “Dr. Vezir Bajrami” — Shtime

Një delegacion i Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Alma Mater Europaea – Campus College Rezonanca”, i kryesuar nga Prof. Ass. Dr. Isak Berbatovci dhe MSc Jahir Gashi, së bashku me studentët e programit master në Menaxhim Shëndetësor dhe Ekonomi Shëndetësore (MSHESH), zhvilloi një vizitë studimore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime.

Qëllimi i vizitës ishte njohja e studentëve me misionin, strukturën organizative dhe menaxhimin e QKMF-së, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Delegacioni u prit nga drejtori Dr. Ilaz Kadrijaj dhe kryeinfermierja Mervete Hasani, të cilët prezantuan kapacitetet dhe shërbimet mjekësore të Qendrës, si dhe sfidat me të cilat përballet ajo.

Stafi akademik i Kolegjit zhvilloi diskutime me menaxhmentin e QKMF-së mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe rëndësinë e vizitave praktike për zhvillimin profesional të studentëve. Gjatë qëndrimit, studentët u njohën me mënyrën e menaxhimit, organizimin, digjitalizimin e të dhënave shëndetësore dhe sfidat operacionale, duke përfituar një eksperiencë të drejtpërdrejtë dhe praktike të vlefshme.

Kolegji “Rezonanca” i shpreh falënderimet QKMF-së në Shtime për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke riafirmuar përkushtimin për zhvillimin e aktiviteteve studimore të përbashkëta në të ardhmen

Leave a Reply