Studentja e AMECC Rezonanca prezanton punim shkencor mbi parandalimin e sëmundjeve orale në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore në Tiranë

Studentja e vitit të katërt të Stomatologjisë në AMECC Rezonanca, Elta Rekaliu, nën mbikëqyrjen e Prof. Lulëjeta Ferizi Shabani, prezantoi sot punimin e saj me titull “Parandalimi i Sëmundjeve Orale përmes Edukimit të Pacientit” në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore, që u mbajt 08-10 Maj në Tiranë.
 
Ky prezantim paraqet një kontribut të rëndësishëm në promovimin e edukimit të pacientëve dhe parandalimit të sëmundjeve orale, duke theksuar rolin thelbësor të ndërgjegjësimit dhe kujdesit preventiv në ruajtjen e shëndetit oral.

Leave a Reply