Me krenari njoftojmë se dy profesorët tanë, Prof. Asoc. Dr. Bekim Haxhiu PT dhe Prof. Asoc. Dr. Zheralldin Durgut PT, janë zgjedhur anëtarë të Grupeve Punuese në kuadër të World Physiotherapy Europe Region për mandatin 2026–2028.
Ky është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për kontributin e tyre profesional dhe akademik, si dhe një dëshmi e cilësisë së stafit akademik të AMECC Rezonanca. Përfaqësimi në këto grupe do të kontribuojë në zhvillimin e fizioterapisë, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave më të mira profesionale në nivel evropian.
Urime profesorëve për këtë sukses dhe u dëshirojmë punë të mbarë e suksese në përmbushjen e këtij mandati.

