BSc Mami (180 ECTS):
Programi BSc të Mamisë është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi BSc të Mamisë i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat për plotësimin e nevojave të tregut të punës, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit.
Programi BSC të Mamisë është në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizën për Kualifikimet e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë. Një vit akademik korrespondon me 60 pikë të kredive ECTS. Një vit akademik ka 1800 orë mësimi. Programi është në përputhje me Direktivën 2005/36/EC të Komitetit Evropian për profesionet mjekësore. Si i tillë programi është i krahasueshëm me programet e vendeve të Unionit Evropian. Programi është i hartuar në përputhje me Procesin e Bolonjës, ciklin e parë të edukimit të lartë profesional, niveli 6 sipas KKK/KEK (EQF). Komponentët individualë të programit kombinohen ashtu që të arrijnë më së miri objektivat e specifikuara të kualifikimit dhe ofrojnë forma adekuate të mësimdhënies dhe të mësuarit.
Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.
Rezultatet e të nxënit për programin BSc të Mamisë janë: