
Më 11.03.2025, nxënësit e klasës së 12-të të Shkollës së Mesme të Farmacisë “Rezonanca”, të shoqëruar nga profesoresha MSc. Ph. Flaka Rexha, vizituan Fakultetin e Farmacisë. Ata u njohën me programet studimore dhe mundësitë e karrierës në fushën e farmacisë.
Vizita filloi me një prezantim nga dekania, Prof. Asoc. Nita Kelmendi, e cila shpjegoi mundësitë e avancimit profesional. Pas kësaj, nxënësit vizituan laboratorët dhe mësuan rreth metodave të kërkimit farmaceutik, analizave dhe testimeve të barnave.
Prezantimet u mbajtën nga Prof. Ardian Ukmata dhe Prof. Asoc. Nderim Kryeziu.