
Kolegji AMECC Rezonanca u përfaqësua denjësisht në kongresin profesional përmes ligjërueseve Afërdita Lahu dhe Fatime Zeneli, të cilat paraqitën temat:
🔹 “Kujdesi infermieror për fëmijët e lindur parakohe në njësinë intensive”
🔹 “Përceptimi i mamive për rolin e tyre në kujdesin shëndetësor”
Ky kongres shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e dijes, përmirësimin e praktikave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësor. Pjesëmarrja jonë reflekton përkushtimin e kolegjit ndaj zhvillimit akademik dhe avancimit të kujdesit cilësor shëndetësor.