Studentët e Kolegjit Rezonanca marrin pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar të Fizioterapisë, të mbajtur në Prishtinë

(Studentët e AMECC Rezonanca morën pjesë me entuziazëm dhe përkushtim në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar të Fizioterapisë, i cili u mbajt në Prishtinë dhe u organizua nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive në zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e njohurive bashkëkohore në fushën e fizioterapisë.

Gjatë kongresit, studentët patën mundësinë të ndjekin ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të zgjeronin rrjetin e tyre profesional dhe të thellonin njohuritë praktike e teorike, duke dëshmuar gatishmërinë e tyre për të kontribuar në avancimin e profesionit.)

Leave a Reply