Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike është njësi akademike e Kolegjit i angazhuar për mësimdhënie dhe për kërkime të aplikuara shkencore në disiplinat akademike përkatëse.
Mësimdhënia akademike përqendrohet në programet e studimeve të orientuara në praktikë, duke ndjekur konceptin e Institucioneve të Shkencave Mjekësore të Aplikuara të Evropës.
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike e përqendron profilin e vet arsimor dhe kërkimor për nevojat e vendit, në riaftësimin dhe për mësimin gjatë gjithë jetës të profesionistëve, si dhe ofron shërbime praktike për partnerët vendorë.
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ofron këto lloje të studimeve:
Studimet themelore – bachelor:
1. BSc Infermieri (180 ECTS)
2. BSc Fizioterapi (180 ECTS)
3. BSc Radiologji Diagnostike (180 ECTS)
4. BSc Biokimi Laboratorike (180 ECTS)
5. BSc Mami (180 ECTS)
6. BSc Shëndeti Publik dhe Mjedisor (180 ECTS)
Studimet master shkencor:
1. MSc Menaxhment Shëndetësor (120 ECTS).
Në përbërjen e vet Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike i ka këto departamente:
1. Departamentin e Infermierisë;
2. Departamentin e Fizioterapisë
3. Departamentin e Radiologjisë Diagnostike
4. Departamentin e Biokimisë Laboratorike
5. Departamenti i Mamisë
6. Departamenti i Shëndetit Publik dhe Mjedisor
7. Departamenti i Menaxhmentit Shëndetësor
Fakulteti udhëhiqet nga dekani: Prof.asoc. Milazim Gjocaj