sqen
SPITALI

BSc Biokimi Laboratorike

BSc Biokimi Laboratorike (180 ECTS):

Programi është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat për plotësimin e nevojave të tregut të punës, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit.

Komponentët individualë të programit kombinohen ashtu që të arrijnë më së miri objektivat e specifikuara të kualifikimit dhe ofrojnë forma adekuate të mësimdhënies dhe të mësuarit.

Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.

Programet lëndore të lëndëve të ofruara në programin e studimit BSc Biokimi Laboratorike ofrojnë nivel të kënaqshëm në përputhje me profilin dhe fushën e programit. Emërtimet e kurseve janë të ngjashme me programet ndërkombëtare të kësaj dispipline.

Një vit akademik korrespondon me 60 pikë të kredive ECTS. Një vit akademik ka 1800 orë mësimi, përfshirë edhe orët e mësimit të vetëdrejtuar. Një ECTS korrespondon me 30 orë ngarkesë të studentit, përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Programi është i hartuar në përputhje me Procesin e Bolonjës, ciklin e parë të edukimit të lartë profesional, niveli 6 sipas KKK/EQF. Programi është në përputhje me Direktivën 2013/55/EC dhe Direktivën 2005/36/EC, të Bashkimit Evropian (BE), mbi Njohjen e Kualifikimeve Profesionale. Si i tillë programi është i krahasueshëm me programet e vendeve të Unionit Evropian.

Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.

Programi është i strukturuar në një sërë lëndësh me kredite të ndryshme, disa të detyrueshme ndërsa të tjera me zgjedhje.

Në përgjithësi, programi përbëhet nga:

  • kurse bazë (lëndë themelore biomjekësore – BBC Basic Biomedical Courses);
  • kurset në relacion me biokiminë laboratorike (BLC Biochemistry Laboratori related Courses)
  • kurset bazë për shkathtësi komunikimi (CS Communication Skills Courses);
  • kurset zgjedhore (EC Elective Courses).

Kurset bazë, kurset në relacion me biokiminë laboratorike dhe bazë për shkathtësi komunikimi janë të gjitha kurse të detyrueshme.

Kurset zgjedhore janë tre llojesh:

  • Kurset zgjedhore specifike të disiplinës (DSEC- Discipline Specific Elective Courses),
  • kurset zgjedhore për përmirësimin e aftësive (SIEC-Improve Skills Elective Courses) dhe
  • kurset zgjedhore të përgjithshme (GEC- General Elective Courses).

Programi i studimit është me kohë të plotë, në kohëzgjatje 3 vite akademike, secili me nga dy semestra, gjithsej 6 semestra. Secili semestër ka kohëzgjatje normale 15 javë. Në secilin semestër trajtohen lëndët të cilët janë të vlerësuar me kredite sipas sistemit europian (ECTS). Numri i lëndëve në çdo semestër akademik është 5-7 kurse. Sipas semestrave: në semestrin e parë janë 6 kurse, semestrin 2,3 dhe 4 janë 7 kurse, kurse në dy semestrat e fundit janë nga 5 kurse. Në semestrin e gjashtë marrin e projektin e diplomimit, të cilin e mbrojnë në mënyrë publike. Pas përfundimit të kurseve individuale studenti kalon edhe provimin përfundimtar gjithpërfshirës.

Në përfundim të programit  lëshohet diplomë Bachelor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike.

Rezultatet e të nxënit për programin BSc të Biokimisë Laboratorike janë:

  • kryerja e analizave analitike të komplikuara në diagnostikën mjekësore laboratorike dhe në analitikë;
  • aftësia për të zbatuar dhe siguruar kontrollin e cilësisë;
  • të kenë njohuritë e nevojshme për sigurinë laboratorike, riprodhimin e të dhënave dhe kontrollin e cilësisë, mbajtjen e të dhënave dhe aspekte të tjera të kryerjes me përgjegjësi të kërkimit.
  • kompetencat e duhura etike dhe profesionale për të punuar me pacientë dhe material biologjik njerëzor dhe për të punuar në kërkime biomjekësore;
  • organizimin dhe marrjen e materialeve biologjike, transportimin e tyre të sigurtë, përpunimin e tyre dhe ruajtjen;
  • organizimin e punëve në laborator për analizën e materialeve biologjike;
  • mirëmbajtjen dhe kalibrimin e aparaturave të ndryshme dhe të analizatorëve, përgatitjen e reagensave të nevojshëm për përcaktimet kuantitative;
  • të punojnë në analizatorë dhe të kontrollojnë rezultatet e fituara, me zbatimin e principeve të kontrollës së kualitetit të punës;
  • të kryejnë në mënyrë vetanake hulumtimet rutinore të komplikuara nga lëmi i kimisë klinike;
  • manipulimi me analizatorët e thjeshtë dhe të sofistikuar të cilët punojnë në parimin e: spektrometrisë, fluometrisë, polarimetrisë, nefelometrisë, turbidimetrisë, densiometrisë,, spektrometrisë së absorbimit atomik, kromatografisë gazore, etj.
  • metodat e separacionit, izolimit dhe identifikimit të biomolekulave, elektroforezës teknike, fokusimin izoelektrik: RIA, ELISA, IRMA teknikat, teknikat kromatografike me sorbensë të ndryshëm;
  • vërtetimi dhe përcaktimi i substratit, metabolitëve;
  • përcaktimi i aktivitetit të enzimave, nivelit të hormoneve, mikroelementeve dhe vitaminave në materialin biologjik;
  • të punojnë në futjen në përdorim të procedurave të reja dhe të përparojnë metodologjinë e punës profesionale;
  • ofrojnë shërbime në fushën e diagnostikimin laboratorik të bakterieve, virusëve, kërpurdhave dhe parazitëve – marrjen e mostrave, mbjelljen në terrene ushqyese dhe kryerja e një rishikimi paraprak të rezultateve;
  • ofrimi i sherbimeve ne fushen e hematologjise – puna me njehsuesit automaticë te qelizave te gjakut, përgatitja e fshirjeve të gjakut periferik dhe palces së kockave, ngjyrosjet standarde të preparateve si dhe ngjyrosjet citokimike, diferencimin e elementeve te fshirjeve të gjakut periferik dhe ekzaminimet e shpejta të fshirjeve të palces kockore.
  • ofrimi i sherbimeve ne fushen e e citodiagnostikes – pregatitja e preparateve citologjike te indeve, lëngjeve trupore, materialit bioptik, ngjyrosjen e preparateve me teknika përkatëse dhe të bëjnë një rishikim të shpejtë të preparateve të marra.
  • aplikimi i metodave imunologjike
  • ofrimi i shërbimeve bazë në laboratorët e biologjisë molekulare që përdorin materiale njerëzore;
  • të fitojnë kompetencat dhe aftësitë e nevojshme për të rritur kulturat e qelizave, indeve dhe organeve
  • të organizojnë aktivitete në kuadër të programit ditor të punës së bachelorit të biokimisë laboratorike të përfshirë në ciklin e punës;
  • të menaxhojë detyrat administrative që lidhen me punën e përditshme dhe planet që lidhen me procesin e punës;
  • të fitojë aftësi për të përdorur mjete moderne të kërkimit të bibliotekave për të gjetur dhe marrë literaturën parësore dhe për të vlerësuar në mënyrë kritike literaturën;
  • të aplikojnë dhe të komunikojnë në mënyrë efektive arsyetimin shkencor dhe analizën e të dhënave në formë të shkruar dhe me gojë;
  • të mësojnë të punojnë në bashkëpunim në një ekip;

të përgatisë studentët për t’u përfshirë në fusha të ndryshme të arsimit të lartë ose në profesione në relacion të disiplinave të ndryshme.