ALMA MATER EUROPAEA CAMPUS COLLEGE “REZONANCA”, NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME KOMPANINË “STAFFUS GMBH”, PËR PUNËSIMIN E STUDENTËVE TË INFERMIERISË NË GJERMANI

Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kompaninë “Staffus GmbH”, për punësimin e studentëve të infermierisë në Gjermani
Sot, më datë 20 prill 2021, Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”,
Akad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj – Rektor lidhi memorandum bashkëpunimi me kompaninë “Staffus GmbH”. Objekti i kësaj marrëveshjeje është rekrutimi i studentëve të infermierisë aktualë dhe alumni të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca” si dhe alumni, për punësim në sektorin e shëndetësisë, në Gjermani.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, studentët e Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” përfitojnë:
– Kurse falas për përvetësimin e gjuhës gjermane, me fokus të veçantë në terminologji mjekësore
– Trajnime falas në fushën e infermierisë nga ligjërues/infermierë/doktorë të punësuar në Gjermani, ekskluzivisht për studentët aktualë dhe alumni të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca”
– Intervista pune dhe takime me punëdhënës gjermanë të sektorit të shëndetësisë për mundësi punësimi të studentëve dhe alumni të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në Gjermani