
Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” nënshkruan marrëveshje me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Sot më datë 22.06.2021, rektori i Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”, Acad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Z. Valbon Krasniqi, lidhën marrëveshje bashkëpunimi.
Objekti i kësaj marrëveshjeje është realizimi i orëve të praktikës klinike të studentëve Kolegjit “Rezonanca” në ambjentet e SHSKUK. Nga kjo marrëveshje, përfitojnë studentët e kolegjit “Rezonanca” qe ndjekin studimet në një nga programet Bsc Infermieri, Bsc Mami, Bsc Fizioterapi, Bsc Farmaci Komunitare, Bsc Biokimi Laboratorike dhe Bsc Radiologji Diagnostike.