SOT U ZHVILLUA CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË GJENERATËS 2020/2021…

Sot, me 07 07.2021, Alma Mater Europae Campus College “REZONANCA” pati festë!

Sot u zhvillua ceremonia e diplomimit të gjeneratës 2020/2021 në Programet Farmaci, Stomatologji, Biokimi Laboratorike, Radiologji Diagnostike, Fizioterapi dhe Infermieri.

Në ceremoninë e organizuar në dy sesione, për shkak të gjendjes me pandeminë, Acad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj uroj studentët dhe familjaret për këtë rast solemn të Kolegjit, studentëve, familjeve dhe shoqërisë së profesionistëve shëndetësor për shtimin e tyre në radhë të shërbimit shëndetësor të vendit.

Me këto kuadro, profesionalizimi dot ë shtohet dhe vendi ka të ardhme të sigurt dhe të shëndetshme.

Urime studentëve për angazhimin dhe përkushtimin përkundër vështirësive që kaluam si shoqëri dhe shtet!

Urime Mësimdhënësve për angazhimin dhe kontributin.

Urime Administratës për profesionalizmin.

Gëzuar profesionist shëndetësor për kuadrot e reja që po vijnë.

Urime për të tjerët që po vazhdojnë dhe atyre që do të fillojnë rrugëtimin e tyre profesional, cilësor, me neve!

Kjo, po, bëhet e mundur, me angazhimin e pa shoq të kolegjit të profilizuar shëndetësor, Alma Mater Europae Campus College “REZONANCA”!