Konferenca e tretë ndërkombëtare e shkencave mjekësore

Konferenca e tretë ndërkombëtare e shkencave mjekësore, e cila u mbajt më 7-8 qershor dhe u organizua nga AMECC Rezonanca, ishte një sukses i madh. Kjo konferencë mblodhi së bashku profesionistë të shquar nga fusha e mjekësisë, shkencëtarë, studiues dhe praktikues nga vende të ndryshme të botës dhe nga vendi ynë, të cilët prezantuan punimet dhe projektet e tyre më të fundit në shkencat mjekësore.
 
Konferenca u vlerësua shumë mirë nga pjesëmarrësit dhe të ftuarit, duke reflektuar cilësinë e lartë të prezantimeve dhe diskutimeve të zhvilluara. Ndër prezantuesit, kishte figura të njohura ndërkombëtare dhe vendore që sollën perspektiva të reja dhe inovative në fushën e tyre, duke ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre përmes sesioneve të ndryshme.
 
Një falënderim të posaçëm meritojnë anëtarët e këshillit organizativ, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në organizimin dhe mbajtjen e kësaj konference të suksesshme të cilët janë Prof.Dr. Basri Lenjani, Albana Hasaj Idrizaj, Prof.Mimoza Maksutaj, Marigona Shala, Bulza Ejupi, Argjen Fazliu, Laureta Balaj, Blerina Miftari, Albertina Berisha, Medina Luma, Valza Lenjani, Anisa Hasani, Ana Ilazi, Leona Hajrizaj dhe Veronika Shala.
 
Në përgjithësi, Konferenca e tretë ndërkombëtare e shkencave mjekësore organizuar nga AMECC Rezonanca, jo vetëm që plotësoi pritshmëritë, por i tejkaloi ato, duke ofruar një platformë të rëndësishme për ndarjen e njohurive, përparimeve dhe inovacioneve më të fundit në fushën e mjekësisë. Kjo konferencë konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të zhvillimit të vazhdueshëm të shkencave mjekësore për përmirësimin e shëndetit publik global.

Leave a Reply