
Fakulteti i Shkencave të Stamatologjis, të AMECC Rezonanca, të premte me datë 14.02.2025, ka mbajtur takimin me të gjithë Profesorët.
Në këtë takim, të udhëhequr nga Dekani i Stomatologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shefqet Mrasori, dhe Dekani i Shkencave Mjekësore, Prof. Asoc. Dr. Milazim Gjocaj, mori pjesë edhe Prorektori për Mësim, Prof. Asoc. Dr. Blerim Krasniqi.
Në takim morën pjesë të gjitha njësitë organizative dhe Udhëheqësit e Programeve, ku u diskutua lidhur me:
Në takim u konstatuar se semestri dimëror 2024-2025 është përmbyllur me sukses nga të gjitha njësitë.
Vijueshmëria dhe rezultatet e studentëve në provime për këtë semestër ka qenë e kënaqshme.
Në përgatitjet për Semestrin Verorë 2024-2025 u shpalos plani i punës, detyrat dhe përgjegjësitë për avancimin më të madh të cilësisë së procesit mësimor, përformancës së mësimdhënësve dhe studentëve si dhe zbatimin e plotë të të gjitha formave në zbatim dhe publikimet në platformën moodle pa vonesë, ashtu siç ka qenë edhe deri me tani.
Në takim u prezantuan edhe objektivat strategjike dhe ndryshimet e reja që do të fillojnë të zbatohen nga viti i ardhshëm akademik 2025-2026 si dhe u përcaktuan llojet e trajnimeve të stafit për zbatim të këtyre reformave dhe koha e mbajtjes së tyre.
Takim u mbyll me konstatimin se reformat e filluara kanë dhënë rezultatet e pritshme e të cilat do të avancohen edhe më tutje.