Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale të Kolegjit AMECC Rezonanca, më datë 21.05.2025, u mbajt një ligjëratë me temën “Profili i ADN-së, rëndësia dhe aplikimi në Forenzikë”, e ligjëruar nga Prof. Asoc. Dr. Sc Fahri Gavazaj, ekspert në fushën e shkencave forenzike.
Kjo ligjëratë përçoi njohuri të thelluara dhe bashkëkohore për:
-
konceptin dhe rëndësinë e profilit të ADN-së në identifikimin gjenetik dhe procesin e analizimit të saj në laboratorë të specializuar;
-
rolin vendimtar të ADN-së në hetimet forenzike, në zbardhjen e veprave penale dhe në identifikimin e personave të përfshirë në krime;
-
përdorimin e ADN-së në identifikimin e viktimave, zgjidhjen e rasteve të pazbardhura, si dhe në fushat mjekësore dhe antropologjike;
-
përvoja konkrete dhe raste reale nga praktika forenzike, të cilat pasqyruan rolin e pazëvendësueshëm të shkencës në zbardhjen e së vërtetës dhe çelës për zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara kriminale.
Ligjërata u zhvillua në prani të studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AMECC Rezonanca dhe u karakterizua nga diskutime dinamike, pyetje të hapura dhe interes i lartë nga pjesëmarrësit duke nxitur reflektim dhe thellim të njohurive në këtë fushë të rëndësishme shkencore.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e kolegjit për të ofruar arsim cilësor, të lidhur me praktikën dhe zhvillimet më të fundit shkencore, si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet studentëve dhe profesionistëve të fushës.