
Në kuadër të lëndës Mjekësi Nukleare 1, të udhëhequr nga Prof. Armend Jashari, studentët e vitit të dytë të drejtimit Radiologji Diagnostike të Kolegjit AMECC Rezonanca realizuan një vizitë praktike në Klinikën e Mjekësisë Nukleare në SHSKUK.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të ndjekin nga afër procedurën e terapisë radio-metabolike. Ata u njohën me procesin e trajtimit të pacientëve që vuajnë nga hipertireoza, të cilët u trajtuan në të njëjtën ditë me Jod-131 radioaktiv.