
(Me një ceremoni solemne, sot nisi zyrtarisht punimet Kongresi Botëror i Fizioterapisë në Tokio, Japoni, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në nivel global për profesionin e fizioterapisë)
Prof. Asoc. Bekim Haxhiu dhe Prof. Asoc. Ismet Shalaj, përfaqësues të AMECC Rezonanca, po marin pjesë në këtë kongres të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili përbën një mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim me kolegë nga e gjithë bota.
Për studentet tona, Herona Haxhiu (studente në nivelin master në AMECC Rezonanca) dhe Erza Shalaj, kjo pjesëmarrje përfaqëson një eksperiencë të re, frymëzuese dhe motivuese, që u mundëson ndjekjen nga afër të zhvillimeve më të fundit në fushën globale të fizioterapisë.
Hapjen e kongresit e bëri z. Michel Landry, kryetar i World Physiotherapy (WCPT) dhe ish-profesor i gjeneratës së parë të fizioterapisë në Kosovë.
Kishim kënaqësinë dhe nderin të takohemi sërish me figura të njohura të fushës dhe të diskutojmë për perspektivat ndërkombëtare të zhvillimit të fizioterapisë. Një nga takimet më domethënëse ishte ai me z. Time Nemet, nënkryetar i ER-WCPT, me të cilin zhvilluam një bisedë të frytshme dhe miqësore rreth sfidave dhe mundësive që përballet profesioni ynë në Evropë.
Kongresi vazhdon me prezantime shkencore, sesione interaktive dhe shkëmbime ndërprofesionale, të cilat kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të komunitetit global të fizioterapisë.
Me mbi 5,000 pjesëmarrës nga të gjitha kontinentet, jemi krenarë që përfaqësojmë Kosovën dhe AMECC Rezonanca në këtë ngjarje madhore të profesionit tone.)