
Më 13 qershor 2025 u organizua dita e seminareve në kuadër të lëndës “Biofarmaceutikët”, e ligjëruar nga Prof. Ermira Krasniqi. Aktiviteti u zhvillua në prani të komisionit vlerësues: Prof. Ass. Dr. Imer Sadriu dhe Prof. Ass. Dr. Armend Jashari.
Studentët prezantuan tema relevante, duke trajtuar në mënyrë profesionale aspekte teorike e praktike të lëndës. Prezantimet u shoqëruan me diskutime, angazhim dhe qasje shkencore.
Komisioni vlerësoi punimet mbi përmbajtjen, prezantimin dhe argumentimin, duke theksuar cilësinë dhe përgatitjen e mirë të studentëve.