Takim Strategjik për Përmirësimin e Webfaqes në Kolegjin AMECC “Rezonanca”

Më 25 qershor 2025, në ambientet e Kolegjit AMECC “Rezonanca” u zhvillua një takim pune ndërmjet Bordit Editorial, udhëheqësve të programeve dhe grupit punues të webfaqes. Ky bashkëbisedim shërbeu si një platformë e frytshme për shkëmbimin e ideve kreative dhe për thellimin e përkushtimit të përbashkët ndaj përmirësimit të prezencës digjitale të kolegjit.

Qëllimi kryesor i takimit ishte avancimi i mëtejshëm i webfaqes zyrtare, duke u fokusuar në pasqyrimin e vlerave themelore të institucionit, cilësisë akademike dhe ritmit bashkëkohor që e karakterizon Kolegjin AMECC “Rezonanca”.

 

Leave a Reply