“AMECC ‘Rezonanca’ zgjeron bashkëpunimin akademik me universitete prestigjioze në Turqi”

Prof. Asoc. Dr. Milazim Gjocaj, Dekan i Fakultetit AMECC “Rezonanca”, zhvillon vizita zyrtare në dy universitete prestigjioze në Turqi

Prof. Asoc. Dr. Milazim Gjocaj, Dekan i Fakultetit AMECC “Rezonanca”, realizoi vizita zyrtare në dy universitete të rëndësishme të Turqisë me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Vizita e parë u zhvillua në Istanbul University – Cerrahpaşa, konkretisht në Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa, ku Prof. Gjocaj u prit nga zëvendësrektorja Prof. Aysegül Batıoğlu Karaaltin.

Më pas, ai vizitoi Yalova Üniversitesi, ku zhvilloi takime me zëvendësrektorët Prof. Dr. Taner Tatar dhe Prof. Dr. Cahit Külekçi.

Takimet u karakterizuan nga mikpritja institucionale dhe një frymë e fortë bashkëpunimi, duke reflektuar vullnetin e ndërsjellë për zhvillimin e partneriteteve strategjike. Palët u dakorduan që bashkëpunimi të përqendrohet në:

  • Shkëmbimin e përvojave akademike

  • Harmonizimin e programeve studimore

  • Mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik

  • Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkencore

Në kuadër të këtyre iniciativave, pritet që së shpejti të formalizohet një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet rektorëve të institucioneve respektive, e cila do të shërbejë si bazë për implementimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore.

Leave a Reply