Ligjëratë profesionale: “Protetika stomatologjike e së ardhmes – Integrimi i AI dhe Mësimit të Makinerive”

30 tetor 2025, në ambientet e Kolegji “Rezonanca”, u mbajt një ligjëratë profesionale me temën: “Protetika stomatologjike e së ardhmes: Integrimi i AI dhe Mësimit të Makinerive.”
Kjo ngjarje u dedikua studentëve të drejtimeve stomatologjike, me synim të thellimit të njohurive mbi zhvillimet më të fundit teknologjike që po transformojnë fushën e protetikës.

Gjatë ligjëratës, studentët fituan njohuri të rëndësishme mbi transformimin digjital në stomatologji, duke kuptuar se si teknologjitë e inteligjencës artificiale (AI) dhe mësimit të makinerive (Machine Learning) po ndryshojnë mënyrën e planifikimit, dizajnimit dhe prodhimit të protezave dentare.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me softuerët më të përdorur në industrinë moderne, si Exocad, 3Shape, DentalCAD dhe AI Smile Design, duke marrë një pasqyrë praktike të mënyrës se si këto mjete ndihmojnë në krijimin e protezave me saktësi dhe efikasitet më të lartë.

Kjo ligjëratë u shndërrua në një udhëtim drejt së ardhmes së profesionit stomatologjik, duke i ndihmuar studentët të kuptojnë se dentisti dhe teknologjia nuk janë konkurrentë, por bashkëpunëtorë në ofrimin e kujdesit më të mirë për pacientët.
Ngjarje të tilla përforcojnë misionin e Kolegji Rezonanca për të ofruar arsim bashkëkohor, të bazuar në inovacion dhe kërkime shkencore, duke i përgatitur studentët për tregun global të punës dhe për sfidat e së ardhmes digjitale në shëndetësi.

Leave a Reply