Vizitë Praktike në Departamentin e Farmakovigjilencës në AKPPM

Në kuadër të lëndës Efektet anësore të barnave dhe Farmakovigjilenca, të udhëhequr nga Prof. Asoc. Selvete Shuleta-Qehaja, studentët e vitit të tretë të drejtimit Farmaci në Kolegjit AMECC Rezonanca realizuan një vizitë praktike në Departamentin e Farmakovigjilencës në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM). Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të njihen nga afër me proceset dhe procedurat që sigurojnë monitorimin e sigurisë së barnave në vend.

Gjatë vizitës, studentët u informuan për:

  • procedurat e raportimit dhe vlerësimit të reaksioneve anësore të barnave;

  • mënyrën e monitorimit të vazhdueshëm të sigurisë së produkteve medicinale;

  • rolin e departamentit në vlerësimin e rreziqeve dhe marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit publik.

Kjo vizitë u ofroi studentëve një eksperiencë të vlefshme praktike, duke i afruar me funksionimin real të sistemit të farmakovigjilencës dhe rolin e tij thelbësor në sigurinë e pacientëve.

Leave a Reply