Aktiviteti informues për HIV/AIDS në SHMM “Rezonanca”

Më datë 1 dhjetor 2025, në kuadër të Ditës Botërore të HIV/AIDS, stafi akademik dhe studentët e “AMEC Rezonanca” zhvilluan një ligjëratë informuese për nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Rezonanca”.

Aktiviteti u udhëhoq nga prof. Fahri Gavazaj, prof. Milazim Tahirukaj, prof. Qëndresa Hoti dhe prof. Klodeta Kabashi. Gjatë ligjëratës u trajtua tema kryesore mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit për HIV-in, mënyrat e transmetimit, masat parandaluese, rëndësinë e testimit dhe rolin e edukimit shëndetësor.

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit “Biokimi Laboratorike” prezantuan para nxënësve materiale edukative, diskutuan pyetje dhe ndanë informacion të saktë shkencor rreth HIV/AIDS, duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes dhe edukimit të komunitetit shkollor.

Ky aktivitet reflekton përkushtimin e institucionit për të promovuar edukimin shëndetësor dhe për të nxitur informimin e saktë dhe të qartë për të gjithë nxënësit.

Leave a Reply