

Prof. asoc. Ismet H. Bajraktari, prorektor për shkencë në AMECC – Rezonanca, gjatë Konferencës Vjetore të Asociacionit të Osteoporozës së Kosovës, ka paraqitur një hulumtim origjinal shkencor me titull:
“Roli i hipomagneziemisë si shkaktar i osteoporozës dhe i rezistencës ndaj trajtimit farmakologjik të saj.”
Ky hulumtim ngjalli interesim të jashtëzakonshëm profesional, duke u shoqëruar me diskutime të shumta dhe pyetje nga reumatologë, ortopedë, fiziatër, specialistë të mjekësisë familjare, si dhe mjekë specializantë të profileve të ndryshme. Studimi trajtoi një problematikë shkencore të re dhe të paeksploruar më parë, duke hapur perspektiva të reja në kuptimin dhe menaxhimin e osteoporozës, veçanërisht në rastet me përgjigje të dobët ndaj terapisë standarde.
Konferenca u mbajt në Prishtinë, në Hotel “Sirius”, dhe përfaqësoi një ngjarje të rëndësishme shkencore për komunitetin mjekësor në Kosovë.
