Vizitë Studentore dhe Aktivitet Edukues në Qendrën “Autizmi” në Prishtinë

Departamenti i Infermierisë realizoi një vizitë studentore në Qendrën Autizmi” në Prishtinë, më 12 dhjetor, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit. Aktiviteti u zhvillua nën përkujdesjen e stafit akademik të departamentit, përfshirë Ligj. Shpresa Surdulli, Ligj. Bekim Sejdiu dhe Ass. Halit Bajraktari.
 
Vizita kishte për qëllim njohjen e studentëve me punën profesionale të stafit shëndetësor dhe me ofrimin e shërbimeve shëndetësore për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke promovuar barazinë dhe qasjen universale në shëndetësi.
 
Gjatë aktivitetit, studentët morën pjesë në seanca edukative, u njohën me sfidat profesionale dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar në ofrimin e shërbimeve në këtë qendër, duke demonstruar përgjegjësi dhe angazhim profesional.  

Leave a Reply