

OFTK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AMECC “Rezonanca”
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” (AMECC), me qëllim thellimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet dy institucioneve.
Marrëveshja është formalizuar nga Ass. Prof. Feim Gashi, PT, Kryetar i OFTK-së, dhe Rektori i AMECC “Rezonanca”, Acad. Prof. Dr. Arian Idrizaj, MD, PhD.
Kjo marrëveshje synon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, shkencore dhe profesionale, duke kontribuar në avancimin e cilësisë së arsimit, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale në fushën e fizioterapisë.
