

Studentët e vitit të 3-të të BSc Farmaci Komunitare realizuan një vizitë praktike në Klinikën Emergjente të QKUK-së, me qëllim njohjen nga afër të funksionimit të specializimit në Farmaci Klinike.
Nën mentorimin e Prof. Ass. Valdrina Ajeti, ata u njohën me rolin e farmacistit klinik, duke përfshirë analizën e recetave klinike dhe vlerësimin e terapive farmakologjike, si dhe vëzhguan interpretimin e analizave biokimike në praktikën spitalore, duke lidhur njohuritë teorike me përvojën praktike profesionale.
