Nën organizimin e Prof. Ass. Dr. Armend M. Jashari, PhD, sot u realizua me sukses vizita studentore profesionale me studentët e Biokimisë Labaratorike të Kolegjit AMECC Rezonanca, në Klinikën e Mjekësisë Nukleare dhe Klinikën e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Gjatë kësaj vizite u zhvillua një diskutim i detajuar mbi përparësitë dhe kufizimet e analizave radioimunologjike (RIA), si dhe të analizave laboratorike të realizuara me metodën ELISA. Theks i veçantë iu kushtua dallimeve ndërmjet këtyre dy metodave, duke u ndalur në saktësinë, ndjeshmërinë dhe aplikimin e tyre në praktikën bashkëkohore mjekësore.
Vizita studentore shërbeu si një mundësi e rëndësishme për thellimin e njohurive praktike të studentëve, lidhjen e teorisë me praktikën klinike, si dhe për shkëmbimin e përvojave profesionale me stafin shëndetësor të këtyre klinikave.