Studentët e nivelit Master, profili MSc në Menaxhim Shëndetësor dhe Ekonomi Shëndetësore realizuan prezantimin e detyrës hulumtuese me temën “Krijimi i Planeve Strategjike në Sistemin Shëndetësor në Kosovë”.

Studentët e nivelit Master, profili MSc në Menaxhim Shëndetësor dhe Ekonomi Shëndetësore, në Kolegjin AMMEC Rezonanca, realizuan prezantimin e detyrës hulumtuese për një projekt-propozim me temën “Krijimi i Planeve Strategjike në Sistemin Shëndetësor në Kosovë”.

Në kuadër të kësaj detyre hulumtuese, nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Mimoza Maksutaj, studentët u angazhuan në hartimin e një projekt-propozimi strategjik për sistemin shëndetësor të Kosovës, duke aplikuar parimet bashkëkohore të menaxhimit strategjik dhe të ekonomisë shëndetësore. Gjatë prezantimit, Erionita Selmani, Erona Sadiku, Albert Deda dhe Skender Kryeziu paraqitën në mënyrë profesionale plane strategjike të strukturuara, duke ofruar ide konkrete, analiza të argumentuara dhe rekomandime të qëndrueshme për përmirësimin e funksionimit dhe zhvillimit të sistemit shëndetësor.

Ky aktivitet akademik kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e aftësive kërkimore, analitike dhe planifikuese të studentëve, si dhe në përgatitjen e tyre për përballimin e sfidave bashkëkohore në menaxhimin e institucioneve shëndetësore, duke reflektuar një qasje të integruar ndërmjet teorisë akademike dhe praktikës profesionale.

 

Leave a Reply