Departamenti i Stomatologjisë, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet profesorëve dhe studentëve, organizoi një aktivitet edukativo–promovues shëndetësor në Qendrën e të Moshuarve, në Prishtinë.

Aktiviteti u realizua nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Merita Shkodra – Brovina dhe Ass. Dr. Genc Rukiqi, me angazhimin aktiv të studentëve të Stomatologjisë, të cilët kontribuuan në edukimin e të moshuarve mbi rëndësinë e shëndetit oral dhe mirëmbajtjen e punimeve protetikore. Fokus i veçantë iu kushtua komunikimit profesional me moshat geriatrike dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë, si elementë kyç në përmirësimin e kujdesit oral.
 
Në varësi të mundësive teknike, profesorët dhe studentët realizuan edhe demonstrime praktike mbi teknikat bazë të mirëmbajtjes së punimeve protetikore mobile, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të Qendrës së të Moshuarve.

Leave a Reply