Ligjëratë profesionale “Si ndihmon higjiena orale në mbrojtjen e dhëmbëve tek fëmijët me ASD”

Kolegji AMECC Rezonanca organizoi me 18 dhjetor një ligjëratë profesionale në fushën e Stomatologjisë, me temën:

“Si ndihmon higjiena orale në mbrojtjen e dhëmbëve tek fëmijët me ASD”

Ligjërata u udhëhoq nga Ligj. Ass. Dr. Argjira Veseli dhe Ligj. Ass. Dr. Arijeta Sllamniku, të cilat sollën një qasje profesionale dhe gjithëpërfshirëse mbi rëndësinë e kujdesit oral tek fëmijët me Çrregullime të Spektrit Autik (ASD).

Gjatë kësaj ligjërate, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri të thelluara mbi rolin e higjienës orale si masë preventive në mbrojtjen e dhëmbëve, si dhe mbi sfidat specifike sensorike që fëmijët me ASD përjetojnë gjatë ruajtjes së shëndetit oral. U prezantuan gjithashtu strategji praktike dhe të zbatueshme për parandalimin e kariesit, të përshtatura për nevojat individuale të këtyre fëmijëve.

Në fokus të veçantë ishte edhe roli kyç i prindërve dhe profesionistëve shëndetësorë në edukimin, motivimin dhe mbështetjen e fëmijëve, me qëllim krijimin e zakoneve të qëndrueshme të higjienës orale që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e tyre.

Kjo ligjëratë përforcon angazhimin e Kolegjit AMECC Rezonanca për promovimin e dijes profesionale, ndërgjegjësimit shëndetësor dhe edukimit të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit.

Leave a Reply