Ligjëratë mbi Astmën Bronkiale dhe Menaxhimin Bashkëkohor Klinik

Në ambientet e QKMF “Rexhep Kuçi” u organizua me sukses një ligjëratë profesionale e dedikuar astmës bronkiale dhe qasjeve moderne në menaxhimin e saj klinik. Aktiviteti u udhëhoq nga Prof. Ass. Ardian Kadolli, profesor në AMECC Rezonanca, i cili prezantoi standardet më të fundit terapeutike të bazuara në evidencë shkencore dhe praktika bashkëkohore.
 
Gjatë ligjëratës u trajtuan aspekte kyçe të diagnostikimit dhe menaxhimit të astmës bronkiale, me theks të veçantë në përdorimin racional dhe korrekt të terapisë, si dhe në aplikimin e teknikave efektive të frymëmarrjes për optimizimin e funksionit pulmonar dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.
 
Ngjarja u karakterizua nga një pjesëmarrje e konsiderueshme e profesionistëve shëndetësorë dhe një nivel i lartë i interaktivitetit, duke mundësuar diskutime profesionale dhe shkëmbim të përvojave klinike.
 
AMECC Rezonanca vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj në avancimin e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe në promovimin e praktikave të bazuara në evidencë në shërbimet shëndetësore.

Leave a Reply