Prof. asoc. Ismet Bajraktari, pjesë e AMECC Rezonanca, në Simpoziumin Ndërkombëtar Shkencor për Spondilitin Aksial në Zagreb
Pjesëmarrja në Simpoziumin Ndërkombëtar Shkencor për Spondilitin Aksial, të mbajtur në Zagreb, përbënte një privilegj të veçantë, si përfaqësuesi i vetëm nga vendet e Ballkanit në këtë aktivitet shkencor ndërkombëtar.
Në kuadër të angazhimit në AMECC Rezonanca, u prezantuan rezultate shkencore dhe u zhvilluan diskutime akademike me profesionistë dhe studiues nga vende të ndryshme të Europës.
Simpoziumi trajtoi një numër të madh risish diagnostike, farmakologjike dhe terapeutike, të orientuara drejt avancimit të trajtimit dhe përmirësimit të kujdesit për pacientët që vuajnë nga spondiliti aksial.