PRITJA ZYRTARE E PROF. DR. ERKAN KAPTANOGLU – NEUROKIRURG NGA TURQIA

Pritja zyrtare e Prof. dr. Erkan Kaptanoglu – Neurokirurg nga Turqia
Sot, më 22.03.2021, Stafi menaxhues i Kolegjit realizoi një pritje zyrtare të profesorit të shquar nga Turqia, Prof. dr. Erkan Kaptanoglu, M.D., Ph.D., specialist i Neurokirurgjisë, i graduar në Universitetin e Stambollit, Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpasa dhe i specializuar në Universitetin Hacettepe. Deri më 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit të Neurokirurgjisë, të Universitetit Marmara, Fakultetin e Mjekësisë dhe Drejtor i Institutit për Neuroshkencë.
Gjatë takimit u diskutuan përvojat paraprake të dy institucioneve, si në fushën e edukimit, ashtu edhe në fushën e Neurokirurgjisë dhe të shëndetësisë në përgjithësi.
Takimi shërbeu si një mundësi për fillimin e bashkëpunimit dhe dakordimin e aktiviteteve të përbashkëta për bashkëpunim në të ardhmën, në fushën e edukimit, hulumtimit, publikimit shkencor e akademik, organizimin e takimeve shkencore dhe aktiviteteve të tjera. Në bazë të fushave specifike të dakorduara për bashkëpunim, në takimin e rradhës do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit.
Në fund të takimit, Rektori i Kolegjit, Prof.dr.sc. Ibrahim Behluli, i dorëzoi Prof. dr. Erkan Kaptanoglu një Mirënjohje, me motivacionin: “Për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim ndërmjetinstitucional”.
Prishtinë, 22.03.2021