sqen
SPITALI

BSc Farmaci Komunitare

BSc Farmaci Komunitare (180 ECTS)

Rezultatet e pritura të mësimit

  • Të demonstrojnë njohuritë dhe të kuptuarit kritik të fakteve esenciale, koncepteve, principeve dhe të teorisë në relacion me fushat e përmendura më lartë;
  • Aftësinë për të aplikuar në praktikë njohuritë e fituara për të plotësuar nevojat e pacientëve dhe të profesionistëve të tjerë shëndetësor;
  • Të zhvillojnë planin dhe starategjinë dhe zgjidhjen e probliemeve të ndryshme;
  • Të evaluojnë, interpretojnë dhe sintetizojnë informatat farmaceutike dhe bazat e të dhënave;
  • Të prezantojnë materialin shkencorë farmaceutikë dhe të argumentojnë në mënyr të qart dhe korrekte, më shkrim dhe me gojë, në audienca të ndryshme;
  • Të kalkulojnë dozat e barnave dhe të përcaktojnë regjimet e dozimit;
  • Të interpertojnë të dhënat klinike të pacientëve;
  • Të interpretojnë përshkrimet e barnave;
  • Të manipulojnë në mënyrë të sigurt me materialet kimike dhe farmaceutike;
  • Të vlerësojnë rrezikun lidhur me procedurat dhe praktikat farmaceutike;
  • Të kenë shkathtësitë e kërkuara lidhur me proceduarat standarde laboratorike farmaceutike;
  • Të planifikojnë, disajnojnë dhe zbatojnë hulumtimet e vetëdrejtuara dhe origjinale prej fazës së definimit të problemit, evaluimit i rezulatetve;
  • Të punojnë me instrumentet standarde farmaceutike ;
  • Të evaluojnë në mënyrë kritike dhe të interpretojnë të dhënat e fituara nga observimet laboratorike dhe klinike, në kuptim të sinjifikancës së tyre;
  • Përgatitjen e barnave në mënyrë magjistrale, duke përfshirë edhe produktet sterile;
  • Shkathtësitë për kryerjen e analizës së barnave;
  • Shkathësitë për të udhëzuar pacientët dhe të tjerët lidhur me shfrytëzimin e sigurt dhe efektiv të barnave;

 

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

 

 

  • Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon mjekësia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);

 

  • Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;

 

  • Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.

 

 

Programi është në përputhje me Direktivën 2005/36/EC dhe Direktivën 2013/55/EU të Komitetit Evropian për Profesionistët e Mjekësisë. Si i tillë programi është i krahasueshëm me programet e vendeve të Bashkimit Evropian. Programi është hartuar në përputhje me ciklin e parë të Procesit të Bolonjës të arsimit të lartë profesional, sipas nivelit 6 KKK/KEK.

Rezultatet e synuara të mësimit pasqyrojnë qartë kompetencat e kërkuara për punësim, edukim të vazhdueshëm ose nevoja të tjera individuale / shoqërore.

Kolegji prodhon farmacistë profesional konkurrues për tregjet e punës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fakulteti garanton disponueshmërinë e personelit mësimor, administrativ dhe teknik të nevojshëm për të përmbushur qëllimet dhe kërkesat e programeve studimore.