
Prof. Dr. Zheralldin Durguti dhe Prof. Dr. Ismet Shalaj morën pjesë në Kongresin e Fizioterapisë, i cili u mbajt në Mal të Zi nga data 27 deri më 29 shtator 2024.
Ata përfaqësuan me dinjitet AMECC Rezonanca, duke dhënë kontribut të rëndësishëm shkencor dhe profesional në këtë ngjarje ndërkombëtare. Prezenca e tyre nënvizoi përkushtimin e institucionit ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të fizioterapisë dhe shkëmbimit të përvojave me ekspertë nga e gjithë bota.