Edukim dhe Ndërgjegjësim në Ditën Botërore të Infermierisë – Aktivitet i AMECC Rezonanca në Shkollën “Ibrahim Rugova”

Më 12 maj 2025, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Infermierisë, Departamenti përkatës i AMECC Rezonanca organizoi një aktivitet edukues dhe promovues në Shkollën Fillore “Ibrahim Rugova” në Obiliq.

Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin dhe edukimin shëndetësor të nxënësve të klasave të nënta, përmes prezantimeve të përgatitura me kujdes nga studentët tanë. Temat e trajtuara përfshinin parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ndërgjegjësimin për dukuri negative që ndikojnë në mirëqenien sociale dhe individuale.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e stafit akademik të AMECC Rezonanca: Ligj. Mexhid Mustafa, Ligj. Bekim Sejdiu dhe Ass. Halit Bajraktari, të cilët kontribuan në zhvillimin profesional dhe përmbajtësor të ngjarjes.

Leave a Reply