Përfaqësim i Denjë i Kolegjit AMECC Rezonanca në Konferencën e V-të të Shoqatës së Reumatologëve të Kosovës

Kolegji AMECC Rezonanca pati kënaqësinë të përfaqësohej në Konferencën e V-të të Shoqatës së Reumatologëve të Kosovës, një ngjarje e rëndësishme në fushën e reumatologjisë që mblodhi profesionistë të shumtë nga vendi dhe rajoni.

Prof. Ismet Bajraktari, përfaqësues i Kolegjit AMECC Rezonanca, mori pjesë me një prezantim shkencor me temën: “Shëndeti riprodhues mashkullor te pacientët me Lupus Eritematoz Sistemik (LES) dhe Spondilit Ankilozant.”


Gjatë prezantimit, ai trajtoi në mënyrë të detajuar sfidat me të cilat përballen pacientët meshkuj që vuajnë nga këto sëmundje autoimune, duke theksuar rëndësinë e qasjes së integruar dhe multidisiplinare në trajtimin e tyre.

Pjesëmarrja aktive e stafit tonë akademik në konferenca të tilla është dëshmi e përkushtimit të Kolegjit AMECC Rezonanca ndaj cilësisë në arsim, avancimit shkencor dhe përfshirjes së vazhdueshme në zhvillimet bashkëkohore të mjekësisë. Ne mbetemi të përkushtuar për të kontribuar në përgatitjen e profesionistëve të shëndetësisë që janë të gatshëm të japin kontribut të vlefshëm në komunitetin shkencor dhe praktikën klinike.

Leave a Reply