Departamenti i Infermierisë në Kolegjin AMECC Rezonanca organizoi me sukses Javën e Seminareve.

Gjatë këti organizimi u reaganizuan rreth 60 prezantime, të përgatitura dhe të prezantuara nga studentët e profilit Infermieri. Seminaret u zhvilluan në një atmosferë akademike dhe profesionale, duke reflektuar përkushtimin, seriozitetin dhe nivelin e lartë të përgatitjes së studentëve.

Temat e trajtuara gjatë seminareve ishin të ndryshme dhe bashkëkohore, duke përfshirë fusha të rëndësishme të infermierisë, kujdesit shëndetësor, etikës profesionale, shëndetit publik, kujdesit ndaj pacientit, si dhe çështje të tjera me rëndësi për praktikën infermierore. Këto tema synuan pasurimin e njohurive teorike dhe praktike të studentëve, si dhe nxitjen e mendimit kritik dhe bashkëpunimit profesional.

Leave a Reply