BORDI I EKZAMINUESVE
Bordi i Ekzaminuesve (BE) – është përgjegjës për të kontrolluar metodat e vlerësimit, kriteret vlerësuese dhe sistemin e vlerësimit të studentëve brenda Kolegjit.
BE-në e përbëjnë:
Detyrat e Bordit të Ekzaminimeve:
Kriteret e vlerësimit
Vlerësimi i përgatitjes akademike të studentit mbështete në parimin e kontrollit të vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës mësimore të rezultateve në të gjitha elementet e kontrollit dhe vlerësimit të njohurive të studentit.
Pjesëmarrja e elementëve të vlerësimit të vazhdueshëm gjatë vitit akademik është si në vijim:
Kolegji përdorë sistemin elektronik të vlerësimit dhe testimit (nëpërmjet menaxhimit të testeve me Moodle platformë), me zbatim të sistemit të bankës së pyetjeve të punuara nga mësimdhënësit e lëndës, me zgjedhje të përkëmbyer të pyetjeve në test dhe korrigjim automatik nga platform, të cilat ulin mundësinë e abuzimit në vlerësim. Për lëndët profesionale vlerësimet mund të bëhen edhe me gojë.
Për të rritur transparencën e vlerësimit, çdo pedagog dorëzon së bashku me procesverbalin edhe formatin e vlerësimit të vazhdueshëm për çdo student lidhur me frekuentimin dhe aktivizimin, cilësinë e detyrave të kursit (eseve) dhe provimet (testet) e pjesëshme semestrale.
Pragu i kalueshmërisë është i përcaktuar sipas sistemit:
Pikë (përqindja) |
Nota |
ETCS nota |
Përkufizimi |
91-100 |
10 |
A |
Shkëlqyeshëm – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore |
81-90 |
9 |
B |
Shumë mirë – mbi mesatare standarde, por me disa gabime |
71-80 |
8 |
C |
Mirë – rezultat në përgjithësi i mirë, me disa gabime që vërehen |
61-70 |
7 |
D |
Kënaqshëm – mirë, por me mjaft gabime |
50-60 |
6 |
E |
Mjafton – rezultatet plotësojnë kriteret minimale |
<50 |
5 |
F |
Dobët – kërkohet shumë punë për të fituar kreditë |
OSCE dhe OSLER provimet vlerësohen sipas kësaj shkalle të vlerësimit:
Shkalla |
Shkathtësia klinike |
Pjesëmarrja |
Iniciativa dhe entuziazmi |
A: Shkëlqyeshëm |
E shkëlqyeshme |
Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore, plus punë shtesë klinike |
I lartë |
B: Mirë |
E mirë |
Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore |
Disa |
C: Kalim me kusht |
Dështim në disa fusha |
Të humbura disa sesione |
Minimale |
D: Dështim |
Jo të kënaqshme |
Të humbur numër të madh të sesioneve |
Mungon |
Afatet e provimeve:
Publikohet Harta e provimeve: për vitin 2021.