sqen
SPITALI

INSTITUTI PËR KËRKIM DHE SHKENCË

Hulumtimi në Institucion, projektet dhe bashkëpunimet aktuale të hulumtimit

Institucioni ka një politikë për ikurajim dhe përkrahje të punës hulumtuese të studentëve dhe të mësimdhënësve, njëkohësisht.
Krahas organizimit të kurseve që mundësojnë rrënjosjen e parimeve të metodës shkencore, Institucioni në programe studimore të veta ofron mundësinë e kryerjes së projekteve shkencore nën udhëheqje të mentorëve për temat që ofrohen nga bordet mësimore.
Për shkak të vështirësive për zhvillim të programeve hulumtuese të Institucionit në këtë situatë, shkolla ofron realizimin e projekteve hulumtuese nga lëmenjë të kufizuar, dhe ate në realizimin e projekteve hulumtuese – epidemiologjike në temat e ofruara nga bordi i shkencave publike, bordi i shkencave themelore biomjekësore (fiziologjia, farmakologjia, biokimia etj.) dhe bordi i shkencave klinike.

Me qëllim të ngritjes së brezit të ri kërkimor-shkencor dhe rrënjosjes së parimeve të metodës shkencore dhe zhvillimin e njohurive të reja, studentët vazhdimisht përfshihen në aktivitetet kërkimore-shkencore të destinuara për studentët, si dhe në projektet kërkimore-shkencore të stafit akademik.
Me qëllim të sigurimit të kushteve sa më të mira për këtë veprimtari ka ndërmarrë një sërë veprimesh për të siguruar infrastrukturën e domosdoshme për veprimtari të mirëfilltë kërkimore-shkencore, në kuptim të zhvillimit të bibliotekës shkencore, funksionalizimin e shërbimit informativ shkencor, mbështetjen e veprimtarisë botuese shkencore dhe aktivitetet për zhvillimin e laboratorëve hulumtues.
Si Institucion, poashtu, kemi zhvilluar aktivitetet për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e veprimtarisë kërkimore-shkencore me institucionet tjera vendore dhe të jashtë, në kuptim të zhvillimit të programeve hulumtuese të përbashkëta, kryerjen e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik e praktik nga fusha të ndryshme me interes të veçantë, mbështetjen për zbatimin e rezultateve të kërkimeve shkencore në praktikë, rritjen në vëllim dhe rritjen në cilësi të veprimtarisë kërkimore-shkencore, mbështetjen, përkrahjen dhe motivimin e punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve për tu marrë me punë kërkimore-shkencore, mbështetjen e veprimtarisë botuese shkencore, mbështetjen dhe nxitjen e krijimit të lidhjeve ndërmjetinstitucionale për realizimin e veprimtarisë së përbashkët kërimore-shkencore.
Shërbimet informative shkencore, në mënyrë sistematike, gjatë tërë viti kalendarik, bëjnë njoftimin e stafit akademik me agjendën e takimeve, konferencave dhe kongreseve, nacionale dhe internacionale të lëmenjëve përkatës, në mënyrë që të përparojë veprimtarinë në fushën e publikimeve si dhe të informimit adekuat kërkimor-shkencor.

Projektet Shkencore me Studentët

Nga ana e studentëve deri më tani janë kryer 12 projekte shkencore, prej të cilave 5 projekte shkencore të studentëve të Fizioterapisë dhe 7 projekte shkencore të përbashkëtë për studentët e Farmacisë dhe të Mjekësisë.

Lista e hulumtimeve të kryera të studentëve të Farmacisë dhe të mjekësisë:
1. Polifarmacia në repartin e Kardiologjisë të QKUK-së.
2. Studimi krahasues i cefuroxim axetilit vs cefaklorit për trajtimin e ekzacerbimit akut të bronkitit kronik
3. Ndërveprimi i barnave në klinikat e QKUK-së
4. Trajtimi i astmës bronkiale
5. Studimi krahasues i efikasitetit dhe sigurisë së Lansoprazolit për trajtimin e erozioneve ezofageale
6. Efikasiteti i furosemidit vs bumetanidit për trajtimin e insuficiencës akute oligurike renale
7. Studimi krahasues i efikasitetit dhe sigurisë së pioglitazonit vs metforminës për trajtimin e diabetit melit tip 2.
Studentët e stomatologjisë kanë përfunduar një projekt hulumtues lidhur me vlerësimin e shëndetit oral dhe mbrojtjen e tij te fëmijët e 3 shkollave të Prishtinës. Ky projekt është emërtuar “Ta ruajmë rininë”.
Projekti i dytë i realizuar nga ana e studentëve është Projekti për AIDS-in.

Nga projektet shkencore të stafit akademik, deri më tani kanë përfunduar dy projekte shkencore:
1. Utilizimi i barnave në Spitalin e përgjithshëm “Rezonanca” dhe
2. Krahasimi i shkellës së specifitetit dhe sensitiviteti të rezonancës magnetike (MRI) ndaj tomografisë së kompjuterizuar (CT) si metoda të diagnostikës radiologjike
Në këto hulumtime kanë qenë të përfshirë 5 studentë të Mjekësisë dhe 5 studentë të Farmacisë.
Poashtu, janë mbështetur financiarisht edhe 5 tema të paraqitura nga studentët e Mjekësisë dhe të Farmacisë për pjesëmarrje në Kongresin Ndërkombëtar të Fakulteteve të Shkencave Mjekësore, që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në viti 2010.

Punimet e studentëve me të cilat kanë marrë pjesë janë:
1. Jetmir Sejdiu me bp. Ndryshimet patologjike në mukozën gastroduodenale të shoqëruara me infeksion me Helicobacter pylori” (prezentim oral)
2. Mevlane Islami me bp. Teknikat për korrigjimin e hypospadisë – eksperienca jonë klinike (prezentim oral).
3. Mimoza Zhubi me bp. Ekzaminimi i gjendjes psikosociale te të sëmurët e trajtuar me terapi antikoagulante orale (prezentim oral).
4. Elson Perkola me bp. Efikasiteti i eritropoetinës për trajtimin e anemive të indukuara nga hemodializa (poster prezentim).
Poashtu, është mbështetur financiarisht edhe një tema e paraqitur nga studentët e Mjekësisë për pjesëmarrje në Kongresin Ndërkombëtar të Fakulteteve të Shkencave Mjekësore, që do të mbahet në Kairo, Egjipt, në viti 2011.
Punimi i pranuar në kongres:
1. Jetmir Sejdiu me bp. Risk factors for pathological changes in gastric mucosa according to age groups in Kosovo (prezentim oral).

Në kuadër të Institucionit funksionon Instituti për Kërkime dhe Shkencë (IKSH).
Instituti për Kërkime dhe Shkencë (IKSH) është institucion i brendshëm i Fakultetit me të drejta, detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara me Ligjin nr. 2004/42 për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore të Kosovë dhe me Statutin e Institutit.

VEPRIMTARIA E IKSH

Instituti për kërkime dhe shkencë merret me këto veprimtari:
• kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për ngritjen e brezit të ri kërkimor-shkencor; përfshirjen e studentëve dhe të studentëve të studimeve pasuniversitare në punën kërkimore-shkencore që realizohet në Institucion;
• nxit veprimtarinë kërkimore-shkencore me qëllim të integrimit në hapësirën shkencore ndërkombëtare, rrënjosjen e parimeve të metodës shkencore dhe zhvillimin e njohurive të reja ndër brezat e rinjë të shoqërisë në përgjithësi;
• zhvillon aktivitetet për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e veprimtarisë kërkimore-shkencore me institucionet tjera vendore dhe të jashtë, në kuptim të zhvillimit të programeve hulumtuese të përbashkëta, kryerjen e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik e praktik nga fusha të ndryshme me interes të veçantë;
• motivon dhe përkrahë tërë stafin e vet akademik për punë krijuese sistematike, me qëllim të kërkimit dhe zhvillimit të njohurive të reja, si dhe shfrytëzimit dhe zbatimit të këtyre rezultateve në praktikë;
• planifikon infrastrukturën e domosdoshme për veprimtari të mirëfilltë kërkimore-shkencore dhe ndërmerr aktivitetet për zhvillimin e laboratorëve hulumtues;
• kujdeset për paisjen dhe funksionimin e mirëfilltë të bibliotekës shkencore;
• funksionalizimin e shërbimit informativ shkencor;
• mbështetë veprimtarinë botuese shkencore;
• merret me aktivitetet për realizimin e takimeve shkencore, si organizime vetanake.