Application Process

Të drejtën për regjistrim në Kolegj e kanë të gjithë kandidatët banorë të Kosovës dhe shtetasit e huaj pa nënshtetësi të Kosovës që jetojnë në mënyrë të përhershme në Kosovë. Shtetasit e huaj pa nënshtetësi të Kosovës dhe pa banim të përhershëm në Kosovë kanë të drejtë të regjistrimit në Kolegj sipas kushteve të përcaktuara nga MASHT, ose në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, apo të marrëveshtjeve bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjetinstitucional.

Kushtet për pranim në studimet themelore janë:

Kriteret dhe procedura e pranimit të studentëve të rinj në Kolegj janë të rregulluara me Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e studimeve të Kolegjit.

Në konkurs për regjistrim mund të paraqiten kandidatët të cilët i plotësojnë këto kushte:

  • të gjithë të diplomuarit e shkollave të mesme të Kosovës, me provimin e maturës të kryer, i vërtetuar me Diplomë;
  • të gjithë të diplomuarit e shkollave të mesme të Kosovës në sistemin pa provim të maturës, i vërtetuar me Diplomë;
  • të gjithë të diplomuarit e shkollave të mesme të shteteve të tjera (duhet të paraqesin certifikatën dhe diplomën për kryerjen e shkollimit 12-vjeçar);

Të gjithë kandidatët e graduar në një institucion të shkollimit të lartë, nga lëmenjtë e shkencave mjekësore ose shkencave natyrore (Biologji, Kimi, Fizikë), i plotësojnë kushtet për pranim.

Njohja e certifikatave, përkatësisht diplomave të jashtme do të bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Pranimi në studime bëhet në bazë të konkursit publik dhe në bazë të procedurës për zgjedhjen e studentëve.

Kriteret e vlerësimit dhe vendimin për shpallje të konkursit e merr Senati i Kolegjit.

Konkursi përmban informata lidhur me programet e studimit që ofrohen, kushtet e konkursit, metoda e përzgjedhjes së kandidatëve, afatet e konkursit dhe burimet e informimit.

Procesi i këshillimit të kandidatëve të rinj në Kolegjin kryhet nga:

  • Administratorët e Programeve gjegjëse,
  • Zyra për Mbështetje të Studentëve, Karrierë dhe Alumni dhe
  • Shërbimi për Informim i Kolegjit.

Procesi i pranimit

MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

  1. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës:
  2. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë
  3. Suksesi në provimin pranues deri në 80 pikë
  4. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:
  5. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë
  6. Suksesi në maturë deri në 50 pikë
  7. Suksesi në provimin pranues deri në 30 pikë

Provimi pranues sipas programeve mbahet nga lëndët e paraqitura në tabelën vijuese:

 

Programi i studimit

Lëndët në provimin kualifikues

1. Bachelor i Shkencave të Mamisë (180 ECTS)

Biologji, Kimi, Fizikë

2. Bachelor i Shkencave të Infermierisë  (180 ECTS)

Biologji, Kimi, Fizikë

3. Bachelor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike  (180 ECTS)

Biologji, Kimi, Fizikë

4. Bachelor i Shkencave të Radiologjisë Diagnostike (180 ECTS)

Biologji, Kimi, Fizikë

5. Bachelor i Shkencave të Farmacisë Komunitare (180 ECTS)

Biologji, Kimi, Fizikë, Matematikë

6. Bachelor i Shkencave të Fizioterapisë (180 ECTS)

Biologji, Fizikë

7. Stomatologji (Dr.Stom, 300 ECTS)

Biologji, Kimi, Fizikë

 

Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi, kanë vetëm kandidatët që arrijnë 20% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse edhe pas kësaj kemi të njëjtën dukuri, zgjedhjen e kandidatëve e bën Komisioni për pranimin e studentëve të rinj.

 

Për studimet Master, kandidatët për regjistrim do të përzgjedhen në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi gjatë studimeve në nivelin bachelor (nota mesatare e studimeve) = max. 60 pikë
  2. Publikimeve, pjesëmarrjeve në kongrese/konferenca/takime profesionale dhe aktivitet të tjetër kërkimore-shkencore = 10 pikë
  3. Trajnime, kurse të tjera të kryera = 20 pikë
  4. Njohja e Gjuhës Angleze (të dëshmuar me certifikatë/diplomë = 10 pikë

 

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit gjatë studimeve bachelor nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse edhe pas kësaj kemi të njëjtën dukuri, zgjedhjen e kandidatëve e bën Komisioni për pranimin e studentëve të rinj.

 

Procesi i aplikimit

Paraqitja e dokumenteve bëhet në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca” (në Veterrnik).

Për paraqitje në konkurs kandidatët duhet të sjellin:

  • Certifikatën e lindjes
  • Dëftesat e shkollës së mesme;
  • Diplomën e shkollës së mesme;
  • Fletë-aplikacionin (që merret dhe plotësohet në Institucion).
  • Vendimin për njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostifikimi) nga Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inivacionit.
  • Kopjen e leternjoftimit

Për paraqitje në konkurs për studimet Master kandidatët duhet të sjellin:

  • Certifikatën e lindjes.
  • Diplomën Bachelor (me 180  ECTS).
  • Fletë-aplikacionin (që merret dhe plotësohet në Institucion).
  • Vendimin për njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostifikimi) nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inivacionit.
  • Kopjen e leternjoftimit.
  • Dëshmitë lidhur me publikimet shkencore (kopjet).
  • Dëshmitë lidhur me trajnimet tjera (certifikatat/diplomat).
  • Dëshmitë për testin e gjuhës angleze (certifikata/diploma).

Me rastin e paraqitjes në konkursin për pranim kandidatët paguajnë 15 Euro.

Në të gjitha fazat e procedurës së pranimit kandidatët me vete duhet të sjellin dokumentin e identifikimit.

Kandidatët e pranuar, për regjistrim duhet të paraqesin:

  • Fletë-aplikacionin për regjistrim (i cili merret në Institucion);
  • Një fotografi të formatit 4.5 x 6 cm;
  • Fletëpagesën për këstin e parë të pagesës së studimeve.

 

Me rastin e regjistrimit kandidatët e nënshkruajnë Kontratën me Kolegjin.

Rregullat që rregullojnë pranimin me kredi për studimet e mëparshme janë të specifikuara në Statutin dhe Rregulloren e studimeve të Kolegjit. Vendimet për njohjen e kredive nga studimet e m[parshme bëhen të njohura për studentët përpara fillimit të pranimit, nëpërmjet Transkriptit të Shënimeve, që përgatitet nga Zyra për ECTS.

Në rastet e kërkesave për transfer, analizën e përputhshmërisë së syllabuseve e bën Komisioni i Studimeve, i cili harton raportin e përputhshmërisë së syllabuseve me programin e Kolegjit.

Për kërkesat lidhur me pranimin e kredive të lëndëve të caktuara të përfunduara në ndonjë universitet tjetër, vendos Dekani.