BSc Diagnostic Radiology

BSc Radiologji Diagnostike (180 ECTS):

Programi është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit.

Komponentët individualë të programit kombinohen ashtu që të arrijnë më së miri objektivat e specifikuara të kualifikimit dhe ofrojnë forma adekuate të mësimdhënies dhe të mësuarit.

Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.

Programet lëndore të lëndëve të ofruara në programin e studimit BSc Radiologji Diagnostike ofrojnë nivel të kënaqshëm në përputhje me profilin dhe fushën e programit. Emërtimet e kurseve janë të ngjashme me programet ndërkombëtare të kësaj dispipline.

Një vit akademik korrespondon me 60 pikë të kredive ECTS. Një vit akademik ka 1800 orë mësimi, përfshirë edhe orët e mësimit të vetëdrejtuar. Një ECTS korrespondon me 30 orë ngarkesë të studentit, përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Programi është i hartuar në përputhje me Procesin e Bolonjës, ciklin e parë të edukimit të lartë profesional, niveli 6 sipas KKK/EQF. Programi është në përputhje me Direktivën 2013/55/EC dhe Direktivën 2005/36/EC, të Bashkimit Evropian (BE), mbi Njohjen e Kualifikimeve Profesionale. Si i tillë programi është i krahasueshëm me programet e vendeve të Unionit Evropian.

Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.

Programi është i strukturuar në një sërë lëndësh me kredite të ndryshme, disa të detyrueshme ndërsa të tjera me zgjedhje.

Në përgjithësi, programi përbëhet nga:

  • kurse bazë (lëndë themelore biomjekësore – BC Basic Courses);
  • kurset në relacion me Radiologjinë (RC – Radiology related Courses)
  • kurset klinike (CC – Clinical Courses)
  • kurset bazë për shkathtësi komunikimi (CS – Communication Skills Courses);
  • kurset zgjedhore (EC – Elective Courses).

Kurset bazë, kurset në relacion me Radiologjinë Diagnostike dhe kurset bazë për shkathtësi komunikimi janë të gjitha kurse të detyrueshme.

Kurset zgjedhore janë tre llojesh:

  • Kurset zgjedhore specifike të disiplinës (DSEC – Discipline Specific Elective Courses),
  • kurset zgjedhore për përmirësimin e aftësive (SIEC – Improve Skills Elective Courses) dhe
  • kurset zgjedhore të përgjithshme (GEC – General Elective Courses).

Programi i studimit është me kohë të plotë, në kohëzgjatje 3 vite akademike, secili me nga dy semestra, gjithsej 6 semestra. Secili semestër ka kohëzgjatje normale 15 javë. Në secilin semestër trajtohen lëndët të cilët janë të vlerësuar me kredite sipas sistemit europian (ECTS). Numri i lëndëve në çdo semestër akademik është 6-8 kurse. Sipas semestrave: në semestrin 1, 2 dhe 3 janë 7 lëndë, në semestrin 4 janë 8 lëndë, në semestrin 5 janë 6 lëndë, kurse në semestrin e fundit janë 3 lëndë. Në semestrin e gjashtë studentët punojnë projektin e diplomimit, të cilin e mbrojnë në mënyrë publike. Pas përfundimit të kurseve individuale studenti kalon edhe provimin përfundimtar gjithpërfshirës.

Në përfundim të programit  lëshohet diplomë Bachelor i Shkencave të Radiologjisë Diagnostike.

Rezultatet e të nxënit për programin BSc Radiologji Diagnostike:

Me përfundimin e programit studentët duhet të kenë:

  • shkathtësi të mjaftueshme për reflektim: vlerësim kritik dhe shkencor e praktik në radiologjinë diagnostike
  • të reflektojnë lidhur me mundësitë dhe limitimet në përputhje me njohuritë profesionale.
  • evaluojnë ndikimin e njohurive profesionale në praktikë.
  • të sintetizojnë njohuritë e bazës shkencore të radiologjisë diagnostike dhe aplikimin e tyre në praktikë.
  • të analizojnë në mënyrë të sigurtë procesin e informimit dhe të bazës së të dhënave, në mënyrë që të kryhen ekzaminimet në mënyrë eficiente dhe efektive.
  • shkathtësi për zgjidhje të problemeve praktike
  • të vlerësojnë nevojat e pacientëve me qëllim të determinimit të natyrës precize të ekzaminimit që nevojitet.
  • të parapërgatisin pacientin, si në aspektin fizik, ashtu edhe në ate psikologjik, me qëllim të kryerjes efektive të ekzaminimit radiologjik.
  • pozicionimin e pacientit në mënyrë të sigurtë, dhe senzitive për ekzaminim.
  • manipulimi me paisjet teknologjike në mënyrë të sigurtë dhe efektive.
  • të prodhojnë dhe të manipulojnë me imazhet e prodhuara në mënyrë efektive dhe të sigurtë, në relacion me patologjinë ose traumën ekzistuese.
  • të evaluojë dhe interpretojë imazhet e prodhuara, lidhur me marrjen e vendimit për pranueshmërinë e kualitetit të imazhit të prodhuar, në kontektst të konditës së pacientit.
  • të regjistrojnë dhe të raportojnë gjetjet në mënyrë të sigurtë.
  • të inicojnë procedurat e ringjalljes, nëse është nevoja.
  • të aplikojnë agjentët e kontrastit në trup kur kërkohet, duke përfshirë administrimin IV.
  • të menaxhojnë kohën në mënyrë efektive.

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

  • Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon mjekësia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
  • Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
  • Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.