Administration

Administrata e Kolegjit është përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike në lidhje me:

  • Aspektet ligjore;
  • Planin zhvillimor të Kolegjit
  • Arsimin dhe kërkimet shkencore
  • Administrimin e personelit;
  • Financat dhe Kontabilitet
  • Administrimin e shërbimeve për studentë
  • Mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
  • Menaxhimin e sistemit të informimit;
  • Bazën qendrore të dhënave;
  • Bibliotekën e Kolegjit;
  • Aspektet tjera të përgjithshme të administratës së Kolegjit

Me administratën e Kolegjit udhëheq Sekretari i Kolegjit dhe Zyrtarja e Lartë për Menaxhimin e Administratës.

Organogrami i Administratës:

Sekretari i Kolegjit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

1.1. është zyrtari më i lartë i administratës;

1.2. është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efektive të Kolegjit;

1.3. është përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sisteme informative të menaxhimit dhe për përgatitjen dhe organizimin e të dhënave për menaxhim;

1.4. është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;

1.5. mbajtjen e evidencës së rregullt për kandidatët e paraqitur në konkursin për pranim, të studentëve të regjistruar, të diplomuar, të personelit me kontratë, dokumentacionin e pronës, etj.

1.6. dhënien e mendimeve dhe përgatitjen e akteve të tjera të Kolegjit;

1.7. është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Rektori, të cilat nuk janë përcaktuar me këtë Statut.

Sekretari i përgjigjet Rektorit për udhëheqje efektive të Kolegjit. Në këtë pozitë sekretari përgjigjet për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë e organeve, ose e udhëheqësve të tjerë.