BORDI I EKZAMINUESVE
Bordi i Ekzaminuesve (BE) – është përgjegjës për të kontrolluar metodat e vlerësimit, kriteret vlerësuese dhe sistemin e vlerësimit të studentëve brenda Kolegjit.
BE-në e përbëjnë:
Detyrat e Bordit të Ekzaminimeve:
Kriteret e vlerësimit
Vlerësimi i përgatitjes akademike të studentit mbështete në parimin e kontrollit të vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës mësimore të rezultateve në të gjitha elementet e kontrollit dhe vlerësimit të njohurive të studentit.
Pjesëmarrja e elementëve të vlerësimit të vazhdueshëm gjatë vitit akademik është si në vijim:
Kolegji përdorë sistemin elektronik të vlerësimit dhe testimit (nëpërmjet menaxhimit të testeve me Moodle platformë), me zbatim të sistemit të bankës së pyetjeve të punuara nga mësimdhënësit e lëndës, me zgjedhje të përkëmbyer të pyetjeve në test dhe korrigjim automatik nga platform, të cilat ulin mundësinë e abuzimit në vlerësim. Për lëndët profesionale vlerësimet mund të bëhen edhe me gojë.
Për të rritur transparencën e vlerësimit, çdo pedagog dorëzon së bashku me procesverbalin edhe formatin e vlerësimit të vazhdueshëm për çdo student lidhur me frekuentimin dhe aktivizimin, cilësinë e detyrave të kursit (eseve) dhe provimet (testet) e pjesëshme semestrale.
Pragu i kalueshmërisë është i përcaktuar sipas sistemit:
Pikë (përqindja) | Nota | ETCS nota | Përkufizimi |
91-100 | 10 | A | Shkëlqyeshëm – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore |
81-90 | 9 | B | Shumë mirë – mbi mesatare standarde, por me disa gabime |
71-80 | 8 | C | Mirë – rezultat në përgjithësi i mirë, me disa gabime që vërehen |
61-70 | 7 | D | Kënaqshëm – mirë, por me mjaft gabime |
50-60 | 6 | E | Mjafton – rezultatet plotësojnë kriteret minimale |
<50 | 5 | F | Dobët – kërkohet shumë punë për të fituar kreditë |
OSCE dhe OSLER provimet vlerësohen sipas kësaj shkalle të vlerësimit:
Shkalla | Shkathtësia klinike | Pjesëmarrja | Iniciativa dhe entuziazmi |
A: Shkëlqyeshëm | E shkëlqyeshme | Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore, plus punë shtesë klinike | I lartë |
B: Mirë | E mirë | Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore | Disa |
C: Kalim me kusht | Dështim në disa fusha | Të humbura disa sesione | Minimale |
D: Dështim | Jo të kënaqshme | Të humbur numër të madh të sesioneve | Mungon |
Afatet e provimeve:
Publikohet Harta e provimeve: për vitin 2021.